LAJMI I FUNDIT:

Vendet e Eurozonës koordinojnë politikat ekonomike

Vendet e Eurozonës koordinojnë politikat ekonomike

Vendet anëtare të Eurozonës kanë rënë dakord që të koordinojnë politikat e tyre ekonomike me qëllim që të shtojnë fuqinë e tyre konkurruese në tregun botëror.

Presidenti i BE-së Herman von Rompuy tha se qëllimi i këtij veprimi është rritja e fuqisë konkurruese të ekonomive të zonës Euro. Ai duke folur në prag të takimit të krerëve të vendeve anëtare të Eurozonës, theksoi se realizimi i këtij objektivi ka nevojë për mbështetje me masa dhe ndryshime të reja në strukturën financiare të Eurozonës.

Van Rompuy deklaroi se Franca dhe Gjermania kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje për shtimin e karakterin konkurrues të ekonomive të vendeve të Eurozonës me qëllim që të shtohet aktiviteti i qarqeve tregtare dhe të ulen shpenzimet qeveritare. /Telegrafi/