LAJMI I FUNDIT:

Soros: Kriza e euros, rrezikohet SHBA

Soros: Kriza e euros, rrezikohet SHBA

Financieri amerikan George Soros tha dje në Mynich se kriza e euros është duke u zgjidhur, por se një krizë e ngjashme do të ndodhë pas dy vjetësh në Shtetet e Bashkuara.

Ai mendon se pas dy vjetësh, kjo krizë evropiane do të përsëritet në Shtetet e Bashkuara për shkak të borxhit të madh të shumë shteteve federale amerikane.

Soros theksoi se kriza e euros është duke u zgjidhur, sepse tani ekziston vendosmëria për krijimin e një politike fiskale të përbashkët ose të një administrate të përbashkët thesari.

"Por, struktura që po vihet në zbatim nga liderët e 17 vendeve të zonës euro do të paraqesë gjithashtu probleme në vitet e ardhshme sepse euro, që mendohej t’i bashkonte këto vende, ka krijuar mosmarrëveshje mes tyre", shtoi ai.


Sipas George Soros, nëse nuk tregohet kujdes, do të krijohet një Evropë me dy pole, nga njëra anë vendet me suficit që do të ecin përpara, nga ana tjetër vendet me deficit që do të falimentojnë për shkak të borxhit të tyre shumë të lartë.

George Soros theksoi gjithashtu se Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN ka "luajtur një rol vendimtar" në krizën e euros, por pa shkuar aq larg sa duhej, sepse është detyruar të ndërhyjë me urgjencë. /Telegrafi/