LAJMI I FUNDIT:

Bien kërkesat e të papunëve për asistencë

Bien kërkesat e të papunëve për asistencë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kërkesat e të papunëve për asistencë ranë në janar për të pestin muaj me radhë, gjë që tregon se tregu i punës po stabilizohet.

Qeveria amerikane njoftoi se numri i të papunëve që kërkuan asistencë ra në 415 mijë.

Aplikimet për asistencë arritën kulmin në mars të vitit 2009, një nga periudhat më të vështira të recesionit në Shtetet e Bashkuara.

Shifrat e javëve të fundit janë në përputhje me një rritje modeste të vendeve të reja të punës. Niveli i papunësisë në SHBA është 9.4 për qind.


Analistët parashikojnë që ai mund të arrijë në 9. 5 për qind kur qeveria të njoftoi nesër shifrat. Kjo do të thotë se gati 15 milionë amerikanë janë të papunë. /Telegrafi/