LAJMI I FUNDIT:

Nafta mbi 103 dollarë

Nafta mbi 103 dollarë

Tensionet në Egjipt rritën naftën Brent mbi 103 dollarë për fuçi. Situata ka lënë në hije statistikën zyrtare që konfirmoi rritjen e stokut të naftës bruto në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nafta Brent për marsin u rrit me 1.03 dollarë në 103.37 dollarë për fuçi. Kjo është edhe rritja më e madhe ditore që nga 26 shtatori i vitit 2008. Situata në rajonin e lindjes së mesme ka mbështetur edhe rritjen e çmimit të naftës bruto amerikane që në sesionin e sotëm kontratat për marsin u rritën me 59 cent në 91.45 dollarë për fuçi.

Kontratat në tregun e ardhmërisë për naftën Brent janë rritur më shumë se 8 dollarë që nga shpërthimi i krizës egjiptiane në 25 janar kur ajo ishte kuotuar në 95 dollarë për fuçi. Pothuajse në një javë nafta është rritur me 9 %, në një kohë kur për të gjithë vitin 2010 nafta Brent u rrit në total me 22 %. /Telegrafi/