LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, hyn në fuqi TVSH-ja për barnat

Shqipëri, hyn në fuqi TVSH-ja për barnat

Barnat janë përfshirë për herë të parë në TVSH (Taksa mbi Vlerën e Shtuar), duke shkaktuar rritjen e çmimeve në treg. E thënë më thjeshtë, të gjithë pacientët do të duhet të paguajnë më shumë për barnat e tyre, ku veçanërisht preken moshat e treta.

Vendimi ka hyrë në fuqi këtë muaj, ndërsa rritja do të prekë jo barnat stok, por ato që do të tregtohen duke filluar nga muaji shkurt dhe në vijim.

Ilaçet me çmimin e ri do të shiten 10% më shumë për shkak të TVSH-së. /Telegrafi/