Muaji janar do të mbahet mend për nga shuma e të hyrave që në buxhetin Kosovës i sollën Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës. Që të dyja, gjatë këtij muaji, në buxhet sollën 79.6 milionë euro, ose 63.2 për qind më shumë se një vit më parë. Duke llogaritur edhe të hyrat e tjera në nivel qendror dhe lokal, atëherë del se buxheti gjithsejtë ka arkëtuar 86,5 milionë euro, ose 47 për qind më shumë se në janarin e vitit të kaluar.
Ndonëse ende nuk është miratuar buxheti i Kosovës për vitin 2011, ATK-ja dhe Dogana duket se para vetes kanë parashtruar objektiva, me përmbushjen e të cilave Qeveria e Kosovës do të ketë mundësi të përballoj peshën e shpenzimeve, qoftë për paga, apo për investime kapitale. Në këto rrethana, suksesi mund të matet vetëm duke bërë krahasime me gjendjen e para një viti.
Doganat në janar kanë arkëtuar 46.5 milionë euro, krahasuar me afër 31 milionë euro sa vjelën një vit më parë. Nga kjo del se të hyrat u rritën 50.2 për qind. Ndërkaq, ATK-ja me 33 milionë euro të arkëtuara, nivelin e janarit të vitit të kaluar e ka tejkaluar 89.1 për qind.
Ndërkaq, sa i përket shpenzimeve gjendja është pak më e qetë. Në total janë paguar 36,8 milionë euro, krahasuar me 19,1 milionë euro sa ishin në janarin e vjetëm. Gjatë këtij muaji nuk ka pasur pagesa për rroga, kurse “peshën” më të madhe e kanë investimet kapitale, për të cilat janë paguar 20,8 milionë euro, kurse subvencionet dhe transferet kanë qenë 11,6 milionë euro, apo 31 për qind më pak se para një viti.
Rritja e të hyrave me një përqindje kaq të lartë vjen si rezultat i angazhimeve të ATK-së dhe të Doganës, pasi që ato sivjet duhet të sjellin më shumë para në buxhet. Edhe pse ende pa ndonjë plan të miratuar, është e qartë se Dogana duhet të arkëtoj së paku edhe 120 milionë më shuam se vjet, ndërsa ATK-ja edhe 50 milionë euro më shumë. Vjet, Doganat e Kosovës në buxhet kanë kontribuuar me 698.5 milionë euro, ose dhjetë për qind më shuam se në vitin 2009, ndërsa ATK-ja 220.5 milionë euro, me një rritje 7 për qind. /Qendra/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet