LAJMI I FUNDIT:

Gjimnazi “Sami Frashëri” i rikthehet mësimit

Gjimnazi “Sami Frashëri” i rikthehet mësimit

Mësimdhënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë iu kanë kthyer mësimit pas një vizite që kanë pasur nga ministri në largim i Arsimit Enver Hoxhaj.

Hoxhaj u ka thënë mësimdhënësve të Sami Frashërit se rrogat e tyre do të rriten ashtu siç u është premtuar me miratimin e buxhetit për vitin 2011 nga ana e deputetëve të ri të Kuvendit të Kosovës.

Mësimdhënësit e gjimnazit "Sami Frashëri" kishin bojkotuar procesin mësimor sot pas mos marrjes së rrogave me rritjen e premtuar nga Qeveria. /Telegrafi/