Zyrtarë të lartë europiane janë duke negociuar në lidhje me reformën totale të fondit 440 miliardë euro të rrjetit të sigurisë financiare në eurozonë. Reforma do të kryhet në shkëmbim të miratimit të masave të ashpra të shtrëngimit të ekonomisë dhe monitorimit më të rreptë të ekonomive me probleme fiskale të eurozonës.
E përditshmja Financial Times, ka cituar burime të përfshira në bisedime, që thanë se udhëheqësit europiane janë duke marrë në konsideratë "rritjen e monitorimit" të ekonomisë Spanjolle dhe Portugeze në vend të ofrimit të ndihmës financiare.
Kjo do të thotë se reformat e propozuara në vendet e gadishullit Iberik fillimisht duhet të marrin vulën e miratimit të bashkimi Europian. Në një intervistë për Financial Times, Komisionari Europian për Çështjet Monetare, Olli Rehn tha se Bashkimi Europian nuk duhet të imponojë ndonjë program në asnjë shtet anëtar dhe se Spanja është duke ndërmarrë reforma shumë të thella në ekonomi.
Sipas të përditshmes samiti i Bashkimit Europian që do mbahet në Bruksel këtë të premte, nuk pritet të marrë ndonjë vendim. Të premten e shkuar burime nga eurozona thanë për Reuters se Bashkimi Europian është duke marrë në konsideratë zgjatjen në 30 vite të ndihmës financiare që është akorduar për Greqinë dhe Irlandën.
Veprimi besohet se synon krijimin e besimit të tregjeve se bashkimi europian po i jep zgjidhje përfundimtare krizës së borxhit sovran të eurozonës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet