Qendra Maqedonase e Biznesit në Prishtinë, si duket, po e kryen me sukses misionin e saj, për tërheqjen e kompanive të Maqedonisë për të hyrë dhe investuar në tregun kosovar.
Kjo përfaqësi, e cila është logjistikë për kompanitë nga Maqedonia dhe funksionon në kuadër të Qendrës për Zhvillimin e Sipërmarrjeve, është bërë për shkak se ky vend po paraqitet si një treg i madh dhe shumë atraktiv për bizneset e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Jovan Maxhovski, menaxher rajonal për Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, ka thënë se Shërbimet e kësaj qendre deri tani i shfrytëzojnë një numër i madh i kompanive.
Kosova importin më të madh të mallrave e ka nga Maqedonia, rreth një e katërta e importit të përgjithshëm, ndërsa Maqedonia eksportin më të madh e ka në Kosovë.
Shpesh është thënë se tregu i Kosovës ka mbajtur gjallë kompanitë maqedonase, jo vetëm në dyvjetorin e fundit kur ka përfshirë kriza globale, por që nga vitit 1999 e këtej.
Sipas të dhënave të Odës Ekonomike të Maqedonisë, nga janari deri në shtator të vitit të kaluar Maqedonia ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 328 milionë euro, që shënon rritje të dukshme në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2009 kur është shënuar eksport në vlerë prej 206 milionë dollarë. Derisa në nëntë muajt e parë të vitit 2010 nga Kosova në Maqedoni janë eksportuar mallra në vlerë prej rreth 15 milionë dollarë .
Oda Ekonomike e Maqedonisë për vitin 2011 këtë vit parashikojnë rritje akoma të eksportit të Maqedonisë në Kosovë, sidomos të prodhimeve bujqësore.
Mungesa e ofertës më të madhe të prodhimeve bujqësore nga prodhimi vendas dhe konkurrenca e lartë e produkteve të Maqedonisë numërohen si shkaqet kryesore të vazhdimit të trendit pozitiv të eksportit të Maqedonisë në këto dy vende fqinje.
“Presim që me Kosovën edhe më tej të jetë trendi pozitiv i këmbimit tregtar, pasi Kosova nuk ka rrjet të zhvilluar për tregti të lirë, ndërsa në kuadër të CEFTA-s ka qarkullim të vështirësuar me Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe me Shqipërinë”, ka thënë për gazetën Koha, Lubica Nuri nga Drejtoria për marrëdhënie ndërkombëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet