LAJMI I FUNDIT:

Përfundon faza e parë e tenderit për tunelin Tiranë-Elbasan

Përfundon faza e parë e tenderit për tunelin Tiranë-Elbasan

Procesi i shqyrtimit të të gjitha ofertave për shprehje interesi nga 26 kompani që morën pjesë në fazën e farë për tenderin e ndërtimit të tunelit Tiranë-Elbasan ka përfunduar dhe janë kualifikuar 12 kompani.

Burime të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve kanë thënë për gazetën Panorama se mes emrave të përzgjedhur janë disa nga kompanitë që kanë zbatuar projekte të mëdha në Shqipëri si Bechtel-Enka, Starbag, Constructor, si dhe kompani të tjera italiane e turke.

Tuneli Tiranë-Elbasan do të pjesë e autostradës që do të ndërtohet në vijim dhe është planifikuar të kushtojë jo më shumë se 180 milionë dollarë. /Telegrafi/