LAJMI I FUNDIT:

Kroaci: Coca Cola mbyllë fabrikën në Solin

Kroaci: Coca Cola mbyllë fabrikën në Solin

Drejtoria e Coca Cola-s në qytetin kroat Solin, mori vendim që ta mbyll fabrikën, e prodhimi i saj për Kroaci do të bartet në Zagreb.

Me këtë vendim, pa punë do të mbesin 47 persona, transmeton televizioni shtetëror kroat.

Qendra distribuese për shitje në Solin edhe më tej do të vazhdojë të punojë me rreth 70-të të punësuar, theksojnë nga drejtoria kroate e Coca Cola-s. Në Coca Cola Kroaci punojnë gjithsej 600 persona. /Telegrafi/