Që nga fillimi i vitit të ri 2011, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka vërejtur një papërgjegjësi të menaxhmentit të Termokos-it dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që të dy kompani publike janë duke shantazhuar konsumatorin në njërën anë e në anën tjetër edhe institucionet qendrore dhe Komunale.
KMDLNJ ka rikujtuar këto dy kompani se janë duke u subvencionuar nga buxheti publik. Edhe pas marrjes së mjeteve, sidomos KEK nuk ka arritur të furnizojë të gjithë konsumatorët me energji elektrike. “KEK -ut sikur s’po i mjafton subvencionimi me dhjetëra miliona euro nga buxheti i Kosovës, kërkon edhe ngritjen e çmimit të rrymës si dhe ndërprerjen e mbështetjes për konsumatorët që janë kategori sociale”.
KMDLNj, edhe njëherë tërheqë vërejtjen se këto veprime të kompanive publike, sidomos të KEK dhe Termokos, janë shkelje e rëndë e të drejtave dhe lirive të njeriut. “Arroganca dhe papërgjegjësia e këtyre kompanive karshi konsumatorëve duhet të jenë një dritë alarmi për institucionet e Kosovës. Papërgjegjësia e zyrtarëve të KEK shkon aq larg sa që edhe vërejtjet e Ministrisë së Energjetikës, Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe organizatave tjera si KMDLNj i injoron në maksimum”, thuhet në reagim.
KMDLNj kërkon nga institucionet përgjegjëse, Qeveria, Zyra e Rregullatorit për Energji, Bordi i KEK ndërmarrjen e masave konkrete ndaj korporatës në fjalë. Dënimet kolektive që po aplikohen janë shkelje të rënda e të drejtave të njeriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet