LAJMI I FUNDIT:

Serbi: Paga mesatare arrin 375 euro

Serbi: Paga mesatare arrin 375 euro

Paga mesatare neto e paguar në Serbi në dhjetor të vitit të kaluar arrinte 39.580 denarë apo 375 euro, derisa bruto paga ka arritur 54.948 dinarë, publikoi Enti Serb për Statistika.

Paga mesatare në dhjetor krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2009 ka qenë në mënyrë nominale më e lartë për 7.6 për qind, ndërsa realisht më e ulët për 2.5 për qind.

Pagë më të lartë mesatare prej 61.473 dinarësh kanë të punësuarit në territorin e komunës Beogradi i Ri, derisa pagat më të ulëta banorët e Kurshumlisë, ku mesatarja arrin 18.110 dinarë. /Telegrafi/