LAJMI I FUNDIT:

Në Azi dollari në pikën më të ulët 10 javore

Në Azi dollari në pikën më të ulët 10 javore

Në vigjilje të mbledhjes dy ditore të Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dollari amerikan ka qëndruar në pikën më të ulët 10 javore kundrejt një shporte kryesore të monedhave të tregtisë.

Indekset e tregut amerikan të ardhmërive po qëndrojnë në vlera pozitive duke sugjeruar rritje të tyre në hapjen e sotme dhe që pason sesionin e parë pas fjalimit të presidentit përpara kongresit.

Në këtë fjalim Obama propozoi ngrirjen e shpenzimeve buxhetore për të borxhin kombëtar, një qëndrim që sipas analistëve nuk është aspak surprizë.

Në tablonë e përgjithshme zhvillimet në SHBA janë dhe elementët kryesorë të dukshëm që ndikuan në ecurinë e bursave aziatike në sesionin e sotëm. Shumica e indekseve në rajonin e Azisë shënuan rritje të kënaqshme me përjashtim të indeksit japonez Nikkei që në ndryshim nga rritja me 1 për qind në sesionin e kaluar sot ra me 0.6 për qind. indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë u rrit 0.1 për qind. për muajin janar ky indeks ka dhënë performancë më të keqe se indeksi mbarë botëror i MSCI që është rritur më shumë se 2 për qind. /Telegrafi/