Ministri i Financave i Shqipërisë, Ridvan Bode, gjatë një konferencë për media ka bërë një bilanc të gjendjes ekonomike të vendit për vitin që lamë pas. Ai vuri theksin tek rënia e inflacionit dhe tek zhvillimet, sipas tij, pozitive të sektorit financiar.
Ministri Bode tha se inflacioni është 3.6 për qind si bazë vjetore krahasuar me vitin 2009. Sipas tij, sektori financiar ka pasur zhvillime pozitive. Sipas tij, niveli i kredisë gjatë vitit 2010 ka qenë 9.12 për qind më i lartë se në vitin 2009.
“Ajo që mbetet për t’u theksuar është se është rritur në mënyrë më të ndjeshme kredia për korporatat. Ndërsa kredia për konsumatorët ka pasur një rritje të moderuar prej 4 për qind”, tha Bode.
Kreu i Financave ka shtuar më tej se gjatë vitit 2010 janë realizuar më shumë të ardhura se një vit më parë dhe ka nënvizuar se rritja ekonomike për këtë vit të ri do të jetë e konsiderueshme.
“Kemi realizuar 9 për qind më shumë të ardhura se në 2009, që flet për një trend pozitiv. Ndërsa për vitin 2011 kemi programuar një rritje prej 5.5 për qind të GDP-së”, ka shtuar Ministri i Financave Ridvan Bode. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet