LAJMI I FUNDIT:

Në 2011, GDP-ja e Kinës do të rritet 9.8 %

Në 2011, GDP-ja e Kinës do të rritet 9.8 %

Sipas parashikimeve, rritja e GDP-së kineze në vitin 2011, do të jetë 9.8 për qind, më e ulët se ajo e vitit 2010. Rritja e inflacionit ndërkohë do të jetë 3.7 për qind, që konsiderohet jo i lartë.

Siç parashikohet, sipërfaqja e mbjellë me drithëra do të shtohet në krahasim me vitin e kaluar. Nëse vendi nuk do të përballet me fatkeqësi të rënda natyrore dhe nëse klima do të jetë e përshtatshme, prodhimi i drithërave do të arrijë 549 miliardë kg.

Problemi më shqetësues për kinezët, mbetet ndërkohë çmimi i banesave. Sipas parashikimit, rritja çmimit për to, do të vazhdojë, por ajo do të jetë me e vogël. /Telegrafi/