LAJMI I FUNDIT:

NLB, humbje 185 milionë, Prishtina me fitime

NLB, humbje 185 milionë, Prishtina me fitime

NLB Prishtina ka arritur mbi 4 milionë euro fitimet në 2010, por NLB në vendin e saj, Sllovenia ka dal me humbje të konsiderueshme. Banka më e madhe sllovene, Nova Ljubljanska Banka (NLB), vitin e kaluar, siç njoftojnë institucionet sllovene ka regjistruar një humbje prej 185 milionë euro.

Shifrat tregojnë humbje më të madhe se sa humbjet e vitit 2009 që ishin brenda në Slloveni në 23.6 milionë euro, ndërsa 85 milionë euro ishin humbjet për të gjithë grupin ndërkombëtar të NLB jashtë Sllovenisë. Por përjashtim bënë NLB Prishtina, e cila ka rezultuar me fitime të majme.

“NLB Prishtina ka pasur rezultate të shkëlqyshme financiare. Fitimi neto i kësaj Banke gjatë vitit që lamë pas ishte rreth 4.1 milionë euro", tha drejtori gjeneral i NLB Prishtina, Albert Lumezi.

Ka pasur edhe me herët raste kur Bankat mëmë kanë rezultuar me renie të fitimeve, si Raiffaisen Central Bank në Vjenë, por dega e tyre në Kosovë nuk është prekur nga kriza financiare për shkak të politikave konservative që ndjekin bankat në Kosovë dhe mbikqyrjes nga ana e Bankës Qendrore. NLB merr pjesë me 30 për qind në tregun slloven financiar. /Qendra/Telegrafi/