Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean-Claude Trichet, ka thënë se norma e inflacionit në eurozonë duke përjashtuar çmimet e ushqimeve dhe të energjisë nuk është paralelisht edhe njësi matëse për presionin e inflacionit për të ardhmen.
Në një intervistë për të përditshmen Wall Street Journal, Trichet tha se rreziku më i madh në këto momente do të jetë ndalimi i procesit të reformave që u nisën gjatë krizës financiare dhe shtoi se masat e shtrëngimit të ekonomisë do të forcojnë dhe nuk do dëmtojnë procesin e ri-ngritje ekonomike në eurozonë.
"Në rastin tonë, ne mendojmë se inflacioni thelbësor nuk është një parashikues i mirë për inflacionin kryesor në të ardhmen," tha Trichet për gazetën, duke shtuar se Banka Qendrore Europiane po garanton që inflacioni në çmimet e energjisë të mos eksportohet në çmimet e produkteve të tjera.
Inflacioni në eurozonë u rrit në 2.2 për qind në muajin dhjetor. Sipas statistikës kjo është hera e parë në më shumë se 2 vite që inflacioni kërceu përmbi nivelin e 2 për qind që Banka Qendrore Europiane synon ta ketë si kufi për këtë indeks. Por nga ana tjetër statistika tregoi se inflacioni thelbësor i eurozonës qëndroi në nivel shumë më të ulët nga synimi i bankës së Evropës në vetëm 1.1 për qind për muajin dhjetor, përveç kësaj shumica e analistëve në tregje thanë se inflacioni thelbësor do të rriten me një ritëm shumë të ngadaltë përgjatë vitit, duke sugjeruar për përmbajtje dhe kontroll të presionit të çmimeve përbrenda eurozonës.
Në intervistë Presidenti i Bankës së Europës përjashtoi të gjitha spekulimet e analistëve se politika monetare e bankës do të përcaktohet nga leximi i vlerës së inflacionit kryesor dhe jo nga leximi i vlerës së inflacionit thelbësor. Trichet në intervistë tha se niveli aktual i normës bazë të interesit 1 për qind është niveli i duhur, pavarësisht deklaratës së bankës së europës një javë më parë se eurozona po përballet me presion të çmimeve në termat afatshkurtra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
IPKO me arritje historike në zgjerimin e rrjetit 5G në nivel kombëtar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë