LAJMI I FUNDIT:

Kina me rritje të shpejtë ekonomike edhe në 2011

Kina me rritje të shpejtë ekonomike edhe në 2011

Ekonomia kineze parashikohet të ruajë rritje të shpejtë edhe këtë vit. Ndërkohë qeveria, do të jetë në gjendje të kontrollojë inflacionin. Parashikimi është i Akademisë kineze të Shkencave, në raportin e saj vjetor.

Sipas raportit, në vitin 2011 ekonomia kineze do të ruajë prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Nxitje për ekonominë këtë vit, do të jetë kërkesa e brendshme.

Raporti parashikon gjithashtu se në vitin 2011, Kina do të shpejtojë rritjen e investimeve, por rritja në tregtinë e jashtme do të ulet dukshëm në krahasim me vitin 2010. /Telegrafi/