LAJMI I FUNDIT:

Liderët e Evropës do të diskutojnë për ekonominë

Liderët e Evropës do të diskutojnë për ekonominë

Kryeministrat nga nëntë vendet e Evropës veriore takohen sot në Londër, në kuadër të iniciativës britanike për të gjetur mënyrat për rritjen e tregtisë dhe vendeve të punës në vendet e goditura nga kriza financiare.

Shumë nga shtetet që marrin pjesë në takim, Britania, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia, Suedia dhe tri vendet Baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, janë goditur rëndë nga kriza bankare dhe recesioni që pasoi. /Telegrafi/