LAJMI I FUNDIT:

Qeveria gjermane rrit parashikimet për rritje ekonomike

Qeveria gjermane rrit parashikimet për rritje ekonomike

Qeveria federale gjermane ka rritur parashikimet e saj për zhvillimin ekonomik të vendit për këtë vit nga 1.8 në 2.3 për qind.

Gjatë një prezantimi të raportit vjetor të ekonomisë, ministri i Ekonomisë Rainer Brüderle tha se zhvillimi ekonomik është në rritje. Në përgjithësi ekonomia gjermane në vitin 2011 do të ketë një rritje të konsiderueshme më shpejt se sa mesatarja e zonës euro.

Numri i të punësuarve në Gjermani do të rritet në më shumë se 300.000 në 4.8 milionë. Kjo do të thotë një rënie e numrit të të papunëve në normën 0.7 për qind. Vitin e kaluar kuto e papunësisë qëndroi në 7.7 për qind. /Telegrafi/