LAJMI I FUNDIT:

Hetohen bankat për kamatat e larta

Hetohen bankat për kamatat e larta

Komisioni Kosovar i Konkurrencës, së shpejti mund të dal me një vendim për dënimin e bankave, pasi që nga hetimet që është duke i bërë dyshohet për marrëveshje mes bankave, për mos uljen e normave të interesit.

Kryetari i këtij komisioni, Osman Ejupi tha se disa ekspertë të Komisionit që drejton ai, janë duke hetuar mundësinë e ekzistimit të një marrëveshje mes bankave, sepse siç ka thënë ai edhe klientët edhe komuniteti i biznesit ankohet në kamatat e larta.

Ndërkaq drejtuesit e Shoqatës së Bankave të Kosovës, pranojnë që kamatat në Kosovë janë më të lartat në rajon, por sipas tyre kjo ndodh për shkak se Kosova ka një ekonomi të pazhvilluar. /Telegrafi/