LAJMI I FUNDIT:

Gjermania 2.2 miliardë euro për eliminimin e dëmeve të dimrit

Gjermania 2.2 miliardë euro për eliminimin e dëmeve të dimrit

Ministri gjerman i Transportit, Peter Ramsauer, do të vërë në dispozicionin 2.2 miliardë euro për eliminimin e dëmeve të dimrit në autostradat dhe rrugët kryesore të vendit.

Paratë do të jenë të mjaftueshme për të eliminuar dëmin kryesor, tha ministri në një intervistë për gazetën "Bild".

Dëmi i përgjithshëm ekonomik nga fillimi i shpejtë i dimrit të egër do të shkojë megjithatë në disa miliarda. Deficitet në hekurudhat gjermane nuk do të rregullohen dot në afat të shkurtër. /Telegrafi/