LAJMI I FUNDIT:

KEK-u apel për kursim të energjisë elektrike

KEK-u apel për kursim të energjisë elektrike

Zyrtarë të KEK-ut kanë njoftuar se gjatë dy ditëve të fundit vërehet një rritje e madhe e konsumit të energjisë elektrike. Rritja është më e madhe në qytetin e Prishtinës. Rritja pas ftohjes së kohës po vije pasi qytetarët po e përdorin energjinë elektrike për ngrohje.

Ky konsum i energjisë sipas zyrtarëve të KEK-ut vërehet në kryeqytet, si duket pasojë e mungesës së ngrohjes nga Termokosi. “Përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje krijon vështirësi në furnizim me energji elektrike dhe rrezikon asetet energjetike si pasojë e mbingarkesave”, thuhet në njoftimin e KEK-ut për media.

Kërkesa në kohë piku ka tejkaluar 1100 megavatë orë. Vetëm në qytetin e Prishtinës gjatë dy ditëve kërkesa është rritur përnjëherë me 25 për qind në krahasim me ditët e kaluara.

Asetet energjetike në vend në kohën kur janë instaluar nuk është paraparë që energjia elektrike të përdoret për qëllim të ngrohjes së objekteve. Rrjedhimisht, djegëja e tyre do të jetë e paevitueshme nëse qytetarët vazhdojnë ta përdorin energjinë elektrike për ngrohje.


Korporata apelon tek qytetarët që të kryejnë obligimet edhe ndaj Termokosit, në mënyrë që kjo ndërmarrje publike të mund të kryej punën e saj në këtë kohë kur mbizotërojnë temperatura polare, në mënyrë që të lehtësohet edhe furnizimi me energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori