LAJMI I FUNDIT:

Buka 40 centë

Buka 40 centë

Çmimi i bukës në tregun vendor do të jetë 40 centë, nga 35, sa ishte deri tani. Ketë vendim për shtrenjtimin e bukës e kanë marrë shumica e furrave.

Përderisa qytetarët konsiderojnë se shtrenjtimi i bukës është i paarsyeshëm dhe i papërballueshëm, furrtarët këtë veprim e arsyetojnë me rritjen e çmimit të grurit dhe miellit në tregun botëror.

Këta të fundit madje thonë se ky çmim mund të ngritët edhe më shumë nëse do të mbretërojë gjendje e tillë e çmimit të grurit dhe miellit në tregun botëror. /Telegrafi/