LAJMI I FUNDIT:

Spanja ka nevojë për reforma ekonomike

Spanja ka nevojë për reforma ekonomike

Situata në Spanjë është duke u përmirësuar gradualisht, por reforma të rëndësishme ekonomike duhet të ndërmerren menjëherë, deklaroi gjatë drekës Organizata Ekonomike për Bashkëpunim dhe Zhvillim (OECD). Ministri Spanjoll i Punës, Valeriano Gomez, reagoi menjëherë duke theksuar se qeveria e tij është e vendosur që të bëjë pikërisht këtë. Një paketë reformash janë planifikuar të hyjnë në fuqi shumë shpejt.

Problemet e ekonomisë spanjolle shkaktuan një inflacion të euros gjatë javës së shkuar, ndërsa transaksionet me monedhën e përbashkët u ulën ndjeshëm, për shkak të frikës së kolapsit të një vendi të ri brenda Bashkimit Europian.

Greqia dhe Irlanda kërkuan gjatë 2010-s rreth 185 miliardë euro prej Bankës Qendrore europiane, për të shpëtuar ekonomitë e tyre, ndërsa Portugalia raportohet gjithashtu në krizë.

Pas tre vitesh rënie ekonomike, Spanja duhet të rikthehet tek një rritje e lehtë prej 0,9% vitin e ardhshëm, por qeveria duhet të ndërhyjë për ta bërë rritjen të vazhdueshme ndër vite, sugjeroi OECD.


Me 20 %, vendi iberik ka papunësinë më të lartë brenda eurozonës dhe një rritje e lehtë nuk do të ndihmojë për të përmirësuar situatën e rënduar vitin e ardhshëm.

“Me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe jetëgjatësisë, qeveria spanjolle duhet të marrë në konsideratë mundësinë e rritjes së moshës së pensioneve në 67 vjeç”, deklaroi OECD.

Megjithatë, për qeverinë e Madridit mund të rezultojë e vështirë që të ndërmarrë veprime të tilla, pasi sindikatat në vend kanë paralajmëruar protesta nëse mosha e pensionit apo pagat do të preken. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori