LAJMI I FUNDIT:

Birra Korça eksportohet në SHBA

Birra Korça eksportohet në SHBA

Birra pothuaj një-shekullore Korça do të eksportohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë një kontratë 10 vjeçare midis fabrikës së Birra Korca dhe kompanisë "Pindus" në Shtetet e Bashkuara që ka filluar të realizohet këtë fund viti.

Dërgesa e parë e Birra Korça në Amerikë u bë këtë javë për në New England. "Birra jonë është e certifikuar sipas të gjitha standardeve më të mira dhe kështu ka gjetur rrugën e eksportit edhe në SHBA, pasi është realizuar më parë që nga muaji prill i këtij viti edhe eksporti në Greqi", tha drejtori i fabrikës Zafir Ademi.

Eksporti i Birra Korca pritet të fillojë vitin e ardhshëm edhe në Maqedoni dhe në Kosovë, ndërsa është në projekt të afërt realizimi edhe eksporti drejt Italisë dhe Europës perëndimore. Birra Korça daton që nga viti 1928 kur një italian i apasionuar pas Korçës dhe ujit me cilësi të rralla në të, ndërtoi të parën fabrikë birre atje. /Telegrafi/