Gjatë vitit 2010, CEFTA-n e ka drejtuar Serbia. Kjo e fundit dhe Bosnjë-Hercegovina që dy vjet kanë bllokuar mallrat e Kosovës, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në vula të Republikës së Kosovës.
Formimi ose jo i institucioneve të reja nuk do të kushtëzojë udhëheqjen e CEFTA-sw Kosova, nga janari i vitit të ardhshëm, do të kryesojë me tw, thonë autoritetet përgjegjëse.
Flamur Keqa, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shpreson se angazhimet rreth marrjes së kryesisë do ta gjejnë Kosovën me qeveri të re, meqë, sipas tij, aktivitetet e CEFTA-s nisin në muajin shkurt apo mars.“Meqë CEFTA dhe aktivitetet e saj nuk do të fillojnë menjëherë pas vitit të ri, por në muajin e dytë dhe të tretë, konsideroj se mungesa e institucioneve qeveritare, gjegjësisht mosformimi i qeverisë nuk do të ndikojë shumë në punët dhe planet për vitin 2011 – me kusht që institucionet qeveritare formohen në janar të 2011-ës“, thotë Keqa.
As Lutfi Zharku, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, nuk e sheh si problem situatën aktuale politike. Kjo e fundit, sipas tij, nuk do të ndikojë negativisht në kryesimin e Kosovës me CEFTA-n, përkundër vështirësive që mund të paraqiten.
“Është normale që mund të paraqesë një vështirësi në fillimin e punës, por strukturat që janë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, besoj se mund t’i kryejnë punët, derisa nuk emërohet ministri i ri. CEFTA fillon kah fundi i marsit, kështu që besoj se deri në atë kohë do t’i kemi institucionet dhe ministri i ri do të arrijë me sukses ta fillojë punën në kryesimin e saj”, shprehet Zharku.
Por, ndryshe mendojnë ekspertët për çështje ekonomike. Lumir Abdixhiku, nga Instituti “Riinvest”, e konsideron sfidë për institucionet e Kosovës marrjen e presidencës së radhës së CEFTA-s. Sipas tij, ndryshimet politike në vend kanë vështirësuar menaxhimin e këtij projekti rajonal.
“Kriza politike në vend e ka paralizuar këtë vendimmarrje dhe i ka paralizuar të gjithë akterët që kishin mundur të marrin një vendim të tillë. Kjo gjë ka një kosto për Kosovën, për shkak se po e humbasim gradualisht një rast mjaft të shkëlqyeshëm, për t’i përmirësuar marrëdhëniet tona tregtare me vendet që kanë bllokuar qarkullimin e mallrave dhe të mirave të vendit tonë”, tha Abdixhiku.
Gjatë vitit 2010, CEFTA-n e ka drejtuar Serbia. Shteti serb dhe Bosnjë-Hercegovina që dy vjet kanë bllokuar mallrat e Kosovës, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në vula të Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, vazhdon ende diskutimi i modaliteteve që gjatë kryesimit të Kosovës, takimet e CEFTA-s të mbahen pa simbole shtetërore.
Flamur Keqa thotë se një gjë e tillë ka karakter politik dhe, sipas tij, për të duhet të vendosin autoritetet e larta qeveritare. “Sa u përket modaliteteve të mbajtjes së takimeve, kjo është vetëm edhe një element apo një pikë, e cila ka nevojë për një vendim politik. Ky është elementi i vetëm që ka mbetur pezull deri më tani”, thekson Keqa.
Kosova zyrtarisht është bërë anëtare e CEFTA-s në korrik të vitit 2007. Marrëveshja në atë kohë ishte nënshkruar nga shefi i UNMIK-ut. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë