LAJMI I FUNDIT:

Fillon implementimi i shërbimit IPTV

Fillon implementimi i shërbimit IPTV

Këtë fundvit, Telekomi i Kosovës, lanson shërbimit IPTV. Shërbimi IPTV iu mundëson konsumatorëve të PTK-së që përmes qiftores ekzistuese telefonike, të plotësojnë shërbimet e zërit dhe internetit me komponentën e tretë të TriplePlay shërbimeve – deri 70 kanale televizive vendore dhe ndërkombëtare si dhe shërbime suplementare të cilat i mundëson platforma e instaluar.

Pas implementimit dhe testimit të platformës multimediale si dhe kontraktimit të kontentit televiziv me ofruesin e këtij shërbimi ASC Tring, Telekomi i Kosovës tashmë ka bërë edhe përgatitjet tjera nga pikëpamja e infrastrukturës së rrjetit, shitjes dhe marketingut dhe nga 15 dhjetori ka filluar me kontraktimin e shërbimit për konsumatorë.

Përveç disa problemeve minore që mund të paraqitën nga aspekti i gjatësisë së rrjetit dhe specifikave teknike dhe operative të DSL teknologjisë, Telekomi i Kosovës është i gatshëm për implementimin e IPTV-së me shtrirje në të gjitha regjionet e Kosovës me kapacitet fillestar në fazën e parë deri në 10.000 konsumatorë.

Brenda vetëm dy ditësh interesi i konsumatorëve për shërbimin IPTV ishte shume i lartë për faktin se janë pranuar mbi 300 kërkesa të reja, ndërsa në të gjitha regjionet e Kosovës janë bërë me sukses rreth 100 instalime dhe rezultatet e para janë shumë të kënaqshme nga pikëpamja e kualitetit të sinjalit televiziv.


Për shkak të festave të fundvitit, shërbimi IPTV do të ofrohet fillimisht si testues deri në fund të dhjetorit, ndërsa muaji janar do të konsiderohet si muaji i promovimit të këtij shërbimi, që do të pasojë me komercializimin e tij në fillim të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Shërbimi IPTV do t’u ofrohet të gjithë banorëve të Kosovës. Nëpër qytete, ky shërbim do të shpërndahet përmes kabllit optik, ndërsa nëpër shtëpi do të shpërndahet përmes kabllove ekzistuese të telefonisë fikse. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori