LAJMI I FUNDIT:

ProCredit “Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2010”

ProCredit “Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2010”

ProCredit Bank është shpallur “Banka më e mirë për vitin 2010” nga revista prestigjioze e grupit Financial Times “The Banker” me seli në Londër të Britanisë së Madhe. Ky çmim, i cili i jepet ProCredit Bank-ës për të tretin vit me radhë, dëshmon për cilësinë e bankës si në ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve edhe për qëndrueshmërinë në industrinë bankare në Kosovë.

Përveç vlerësimit nga revista “The Banker’, ProCredit Bank është cilësuar si “Banka e dekadës 2000 – 2010”, edhe nga revista tjetër britanike “Finance Central Europe”.

ProCredit Bank u nderua me këto dy çmime në bazë të rritjes së aseteve, rritjes së profitit, strategjisë afatgjate të bankës, ofrimit të shërbimeve për klientë dhe implementimit të teknologjive më të reja që ekzistojnë sot në tregun bankar të Kosovës.

“Këto dy çmime vlerësojnë përpjekjet e vazhdueshme të ProCredit Bank-ës për të promovuar kulturën e mirëfilltë bankare, e cila, jemi të bindur se ndikon në përmirësimin e ekonomisë në Kosovë”, tha Eriola Bibolli, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e ProCredit Bank në Kosovë.


Ndryshe, ProCredit Bank, në mënyrë te suksesshme përmbylli bilancin e gjendjes në muajin Shtator, me total të aseteve mbi 748 milionë euro. Depozitat e klientëve ndërkaq, kanë arritur shumën prej 630 milionë euro ndërsa portfolio aktive e kredisë ka arritur vlerën prej 475 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori