LAJMI I FUNDIT:

Grekët blejnë Sharr Cemin

Grekët blejnë Sharr Cemin

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka shitur Sharr Cemin kompani Greke Titan për 31 milionë euro pa tender. Kryetari i Bordit të AKP-së Dino Asanaj e ka vlerësuat si të mirë shitjen e Sharr Cemin e cila ishte dhënë me qera më herët për shfrytëzim një kompanie zvicerane.

Titani do të investoj për pesë vjet në Sharr Cem deri në 87.6 milionë euro.
Dino Asanj tha se ky është privatizimi më i madh në Kosovë dhe premton të jetë i suksesshëm.

“Blerësi i ri, po ashtu ka marr përsipër zotimin që të paguaj kompensimin në vlerën aktuale për punëtorët në skemën sociale. Punësimi afatgjatë dhe prosperiteti janë tashmë të përforcuara për rajonin e Hanit të Elezit dhe Titani na siguron që të zgjeroj biznesin në vitet e ardhshme. Titani gjithashtu angazhohet në mbrojtjen e standardeve dhe kritereve kombëtarë dhe ndërkombëtare të ambientit”, theksoi Asanaj.

Sipas tij, shitja e Sharr Cementit është një arritje e jashtëzakonshme në progresin e privatizimit në Kosovë dhe paraqet transaksionin më të madh të privatizimit në historinë e këtij shteti. /Telegrafi/