LAJMI I FUNDIT:

Japonia e zvogëlon tatimin korporativ

Japonia e zvogëlon tatimin korporativ

Qeveria e Japonisë paralajmëroi se do ta zvogëlojë tatimin e lartë koorporativ për pesë për qind në përpjekje për stimulimin e ekonomisë dhe t’i ndihmojë biznes-sektorit të bëhet konkurrent.

“Qëllimi i kësaj mase është nxitja e investimeve dhe punësimeve dhe zmadhimi i pagave që të dalë ekonomia japoneze nga deflacioni. Vendosa ta ndërmarr këtë masë të guximshme”, deklaroi kryeministri i këtij shteti Naoto Kan.

Sipas tij, gjithnjë e më shumë kompani japoneze e zhvendosin punën e tyre jashtë shtetit, ku ato tatime janë të ulëta që shpie deri tek humbja e vendeve të punës në Japoni.

Tatimi koorporativ në Japoni tani është 40 për qind, në krahasim me 30 për qind në SHBA dhe Britani të Madhe.


Kryeministri Kan nuk dha sqarime se si do të plotësohet mungesa e të ardhurave për shkak të zvogëlimit të tatimit.

Vendimi është dhënë vetëm disa javë pasi ligjdhënësit japonezë miratuan pako stimuluese prej 61 miliardë dollarësh, qëllimi i së cilës është hapja e vendeve të punës dhe nxitja e ekonomisë.

Prodhimi industrial në tetor në Japoni është zvogëluar për dy për qind në krahasim me muajin paraprak. /mia/ /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori