LAJMI I FUNDIT:

ART shet pajisjet e ilegalëve

ART shet pajisjet e ilegalëve

ART-ja ka vendosur të shesë antenat dhe të gjitha pajisjet e konfiskuara nga operatorët ilegalë mobilë serbë në Kosovë. Pajisjet e këtyre operatorëve ndodhen nën administrimin e sigurisë së lartë të ART-së.

Pajisjet e konfiskuara të antenave të operatorëve ilegalë nuk do të mbeten vetëm nën administrim të autoriteteve kosovare. Pritet që këto pajisje të shiten sipas procedurave të caktuara ligjore. Mjetet që do dalin nga shitja e tyre do të derdhen në buxhetin e Kosovës.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se është mjaft e arsyeshme shitja e tyre dhe gjenerimi i të hyrave nga këto pajisje. Gjatë këtij viti ky autoritet ka ndërmarrë dy aksione për largimin e operatorëve ilegalë të telefonisë mobile, shkruan sot gazeta Express.

Ekrem Hoxha, drejtor i bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), tha se të gjitha pajisjet e konfiskuara të këtyre antenave janë nën administrim të sigurisë së lartë të këtij institucioni.


“Deri në marrjen e vendimeve përkatëse nga autoriteti ligjor i ART-se, këto do të mbeten nën administrim të këtij autoriteti, përfshirë këtu edhe konsideratën për shitjen e tyre në procedura të përgjithshme të përcaktuara me akte normative për pajisjet e konfiskuara dhe procedurat e kushtet specifike të imponuara nga autoriteti ligjor – Bordi i ART-së”, tha Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori