LAJMI I FUNDIT:

Bankat fillojnë tregtinë me arin 24 karatësh

Bankat fillojnë tregtinë me arin 24 karatësh

Disa banka në Shqipëri kanë filluar tregtinë e arit dhe qytetarët mund të investojnë depozitën e tyre në ar. Interesi për monedhën vendëse shkon deri në 7 për qind në depozitën gold.

Në sportelet e bankave shqiptare, përkatësisht Banka Credins dhe First investiment Bank, mund të blihet tani ar 24 karatësh, raporti e përditshmja "Mapo" duke shtuar se disa njohës të mirë të investimeve bankare e kanë blerë arin në bankat shqiptare, si një mënyrë investimi me fitim.

Vetëm dy vitet e fundit vlera e arit në tregun ndërkombëtar është rritur nga 900 dollarë për onz në më shumë se 1300 dollarë për onz, ose 30 për qind. Nisur nga
kjo situatë, ka shumë shqiptarë që kanë blerë edhe disa kilogramë ar në sportelet e bankave shqiptare, duke e mbajtur në shtëpi për ta shitur më vonë me çmim më të lartë.

Produktet kryesore më me interes janë monedhat e prodhuara me ar 24 karatësh me standard 999.9 apo 999. Këto monedha janë “kanguri Australian”, “Gjethja e Panjës kanadeze”, “Orkestra filarmonike e Vjenës”, “Kivi i Zelandës së re”.


Banka Credins, e cila po lancon shumë ofertën e depozitës në ar, për çdo 1 milionë lekë depozitë dhuron një pllakatë ar me vlerë 1 gram. Sipas vlerës së investimit pllakata dhuratë shkon deri në 5 gram. Por ndërkohë ofrohet edhe mundësia e blerjes së arit me cilësinë më të lartë, të cilën nuk e ofron tregu i lirë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori