Jostabiliteti politik është një nga pengesat, të cilat bëjnë që investitorët e huaj të hezitojnë të investojnë në Kosovë, thuhet në një raport të publikuar tw enjten nga Banka Botërore. Lidhur me këtë, njohës të çështjeve ekonomike thonë se qeveria e ardhshme duhet të angazhohet më tepër në përmirësimin e ambientit për investitorët potencialë.
Në raportin e Bankës Botërore, Kosova radhitet e 11 nga 15 destinacionet e mundshme në mesin e vendeve ku jostabiliteti politik ndikon në investimet e huaja potenciale. Nga vendet e rajonit, Bosnja e Hercegovina radhitet e katërta, ndërsa pas Kosovës renditet Uzbekistani, Angola dhe Kameruni.
Lidhur me këtë, njohës të çështjeve ekonomike thonë se autoritetet kompetente nuk kanë arritur ende të krijojnë një ambient të përshtatshëm për investitorët e huaj, duke marrë parasysh se ende ekzistojnë procedura burokratike karshi investitorëve ndërkombëtarë.
Synimet për zhvillim ekonomik
Lekë Musa, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha se investitorëve potencialë, në radhë të parë, u intereson stabiliteti politik. Ky i fundit, shton Musa, i ka munguar Kosovës. “Jostabiliteti politik është faktori kyç, sepse në formulën e investitorëve të huaj, ata dëshirojnë të kenë një qartësi karshi tyre. Ne të gjithë e dimë se, sa i përket stabilitetit ekonomik, nuk mund ta parashikojmë shkallën e rrezikshmërisë, sepse vetë procesi i investimit është i ndërlidhur me një rrezik të fitimit apo të humbjes“, shprehet Musa.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, thotë se me gjithë interesimin e kompanive të huaja për të investuar në Kosovë, investitorët hezitojnë për shkak të infrastrukturës jo të duhur ligjore dhe procedurave burokratike. Këto çështje, sipas tij, do të mund të përmirësoheshin nga institucionet shtetërore.
Përmasat e krimit ekonomik
“Pasojë mund të jetë edhe politika tregtare jo e favorshme, pastaj infrastruktura fizike. Të gjitha këto mund të shkojnë në drejtim që të bien investimet. Prandaj, Kosova duhet ta përmirësojë veten, kushtet e jetës së qytetarëve të saj. Dhe, në këtë formë, do të përmirësonte edhe thithjen e investitorëve të huaj”, thotë Shahini.
Në një raport tjetër të Bankës Botërore, të quajtur “Të bërit biznes” për vitin 2011, Kosova ishte radhitur në vendin e 173-të sa i përket mbrojtjes së investitorëve, në mesin e 183 shteteve ku është bërë matja. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë