LAJMI I FUNDIT:

Rama: Meta të japë llogari për lojën e shitblerjes së energjisë

Rama: Meta të japë llogari për lojën e shitblerjes së energjisë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha të enjten se kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, mbyllën parlamentin ndërkohë që Shqipëria e tërë "po zhytet përditë në baltën e keqqeverisjes". "Mbyllja e parlamentit sot është shprehje kuptimplotë e kësaj zhytjeje", tha Rama.

ryetari socialist tha se parlamenti duhet të diskutonte sot se çfarë duhet të bëhej për të ndalur përmbytjet dhe moçalizimin e vendit. "Sot opozita ishte bërë gati të mbronte në parlament propozimin e saj për të ndaluar përmbytjet", tha Rama duke shtuar se opozita do të kërkonte nga qeveria miratimin e një plani radikal dhe total për përmbytjet që sipas tij, ishin plotësisht të shmangshme.

Rama akuzoi Berishën dhe Topallin se nuk kanë asnjë sens të realitetit të Shqipërisë që lëngon në ujë nga keqqeverisja, siç tha ai, dhe nga "balta ku e ka braktisur qeveria". Ai e akuzoi qeverinë si një pushtet "që po plaçkit Shqipërinë".

Kryetari socialist theksoi se opozita do vazhdojë të ngulë këmbë për miratimin e masave shumë të forta në disa drejtimi. "I duhet dhënë fund lojës me fatet e njerëzve në gjithë ultësirën e Shkodrës duke grumbulluar ujë pa llogaritur dëmet në rast të shkarkimit të tyre", tha Rama duke kërkuar që qeveria "ti japë fund lojës me shitblerjen e energjisë".


"Meta të japë llogari për këtë lojë", tha ai duke shtuar se duhet të ngrihet me urgjencë dhe bashkëpunim ndërkombëtar struktura shkencore për gjithë menaxhimin e ujërave. Rama kërkoi gjithashtu të ndërhyhet në legjislacion për moratorium në pyje dhe lumenj dhe për marrjen e masave drastike duke ndëshkuar ata që i dëmtojnë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori