LAJMI I FUNDIT:

Rrethrrotullimi që s’u ndërtua as për dy vjet

Rrethrrotullimi që s’u ndërtua as për dy vjet

Ndërtimi i rrethrrotullimit, i cili lidh rrugën e re të Aeroportit me rrugën magjistrale Prishtinë –Pejë, ka tejkaluar të gjitha afatet e parapara nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit për ndërtimin e tij.

Fillimet e punimeve për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Sllatinë, pjesë e secilës është edhe ndërtimi i rrethrrotullimit, kanë filluar në gusht të vitit 2008 dhe të njëjtat është dashur të kryhen për 180 ditë pune, apo për më pak se një vit kalendarik, por projekti nuk është përfunduar as pas dy vjetësh.

Zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit gjatë fushatës nuk kanë shumë kohë për t’u marrë me projektet, të cilat i kanë nisur para shumë kohësh.

Endrit Shala, shef i kabinetit të ministrit të Transporteve dhe Postë-Telekomunikacionit, thotë se edhe me tej po punohet në realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Sllatinë.


Avni Zogiani nga Organizata Çohu tha se deri më tash Qeveria e Kosovës ka shpenzuar miliona për t’i shpërblyer kompani të caktuara. Sipas tij, ndërtimi i rrethrrotullimit në Sllatinë, është dashur të kryhet shumë moti, por, sipas tij, një gjë e tillë nuk po ndodh për më shumë se një vit.

Përndryshe, projekti për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Sllatinë, në fillim ka qenë 33 milionë euro. Por, kjo shumë është rritur në vazhdimësi duke e bërë këtë ndër projektet më të kushtueshme në vend. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori