LAJMI I FUNDIT:

Liqe artificial për ftohjen e termocentraleve të KEK-ut

Liqe artificial për ftohjen e termocentraleve të KEK-ut

Obiliqi me rrethinë në një të ardhme jo të largët pritet të kenë pranë një liqe artificial e që, sipas projektuesve të tij, do të shfrytëzohet si rezervuar për ftohjen e termocentraleve të KEK-ut, në rast të ndonjë avarie në sistemin e ftohjes.

Ndërsa hapësirat e minierave të tanishme të qymyrit do të bëhen zona të gjelbëruara, shkruan sot Koha Ditore. Këto plane janë prezantuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Dokumenti, sipas zyrtarëve të ministrisë, thuhet se është në fazën e shqyrtimit publik dhe pas 60 ditësh parashihet të dërgohet në Qeveri për aprovim dhe për votim në Kuvend.
Sipas planit, fshatrat e Komunës së Obiliqit, Fushë-Kosovës, Vushtrrisë dhe Gllogocit do të futen në zonën e interesit të veçantë që nga MMPH-ja është quajtur Fusha e Mihjes së Re.

Aty përfshihen kryesisht zonat që shtrihen në afërsi të KEK-ut dhe termocentralit të ri. Gjithashtu, sipas dokumentit, parashihet që të bëhet edhe zhvendosja e popullatës nëpër fshatrat, të cilat pritet të hyjnë në zonën e interesit të veçantë. Në skemën e largimit janë fshatrat Hade, Sibovc dhe disa të tjera. Procesi i dislokimit të tyre pritet të zgjasë deri më 2017. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori