LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet ndihma për Irlandën

Konfirmohet ndihma për Irlandën

Ministrat e financave të BE-së miratuan formalisht paketën e shpëtimit për Irlandën prej 85 miliardë euro.

Irlandezët kanë kohë deri më 2015, që ta ulin sërish deficitin e tyre shtetëror rekord prej 32 për qind nën kufirin e lejuar prej tre për qind.

Buxheti i kursimit rigoroz i qeverisë në Dublin për 2011 kaloi pengesën e parë në parlament. Me anë të shkurtimeve, para së gjithash te mbështetja sociale, dhe në shërbimin publik do të kursehen gjashtë miliardë euro. /Telegrafi/