LAJMI I FUNDIT:

FMN vendos sot për kredinë e Maqedonisë prej 400 milionë euro

FMN vendos sot për kredinë e Maqedonisë prej 400 milionë euro

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Qeveria e Maqedonisë sot do të zhvillojnë negociatat finale për kredinë prej 400 milion eurove, që i është ofruar vendit. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe Ministri i Financave i Maqedonisë, Zoran Stavrevski, tha se pret që negociatat me FMN-në të përfundojnë me suksese.

Ai theksoi se Maqedonia është afër vendimit pozitiv për kredinë prej 400 milionë euro e cila do të jetë pjesë e kredisë për 12 muajt e parë.

Stavrevski shtoi se Qeveria po mendon edhe për tërheqjen e një kredie prej 24 muajve e cila do të jetë një shumë të dyfishuar. “Paratë e huazuara do të shfrytëzohen për mbështetjen e buxhetit, gjegjësisht zbatimin e të gjitha projekteve që janë paraparë me buxhetin e vitit 2011”, tha Ministri Zoran Stavrevski.

Kjo kredi do të jetë me shkallë të kamatës prej 1.3 për qind gjatë vitit të parë. /Telegrafi/