LAJMI I FUNDIT:

Paga mesatare në Serbi sa në Shqipëri

Paga mesatare në Serbi sa në Shqipëri

Paga mesatare për shtator të këtij viti në Serbi ka qenë 296 euro, dhe me ketë është barazuar me rrogën mesatare në Shqipëri - 295 euro, kanë njoftuar të hënën përfaqësues të Unionit të Punëdhënësve të Serbisë (UPS).

Sipas UPS-së, ekonomia e Serbisë në muaj paguar 65 taksa shtetërore, që është shumë herë më shumë sesa në vendet e rajonit. Pasoja e drejtpërdrejtë e këtyre taksave janë rrogat më të ulëta në ekonominë e Serbisë në krahasim me këto shtete.

Drejtues të UPS-së kanë dhënë se taksat e shtetit vazhdimisht po rriten, ndërsa vetëm këtë vit numri i tyre është më i madh për 17 herë, ndërsa ekonomia e Serbisë është në gjendje të rëndë. /Telegrafi/