LAJMI I FUNDIT:

Rritja e pagave e mundshme

Rritja e pagave e mundshme

Kosovës i duhet të merret vesh me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për t’u rritur pagat siç është premtuar. Para kësaj, duhet të ndryshohet edhe projekt buxheti i vitit 2011. Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, thotë se kjo nuk është diçka e pamundshme dhe kërkon që premtimet e Kryeministrit Thaçi, të merren parasysh.

Sipas, gazetës Express, rritja e premtuar e pagave mësimdhënësve, policisë dhe shërbyesve civilë nuk duket të jetë punë edhe aq e lehtë. Për këtë duhet njëherë pajtimi i FMN dhe të ndryshohet projekt-buxheti i vitit 2011.

Megjithatë, nëse arrihen këto dy variante, atëherë rritja e pagave në sektorët e premtuar nuk është e pamundshme as për numrin një të financave në vend, Ahmet Shala.
Shala ka dalë në krah të shefit të tij, Hashim Thaçi, për premtimet e dhëna për rritjen e pagave.

“Buxheti i vitit 2011 ende nuk është aprovuar dhe mund të bëhen ndryshime në këtë buxhet, në mënyrë që kjo rritje të ndodhë në buxhetin e ardhshëm”, tha Shala.


Rritja e pagave është premtuar për policinë për 50 për qind dhe mësimdhënësit për 100 për qind. Ndërkaq, 30 për qind rritje u është premtuar shërbyesve civilë dhe rritje prej 20 eurove pensionistëve minatorë.

Pavarësisht kësaj, Shala ka thënë se premtimet e kryeministrit duhet të merren parasysh. “Unë e konsideroj që çdo premtim i kryeministrit, përkatësisht i lidershipit kosovar, duhet të merret parasysh dhe neve konsiderojmë dhe besojmë se këto do të akomodohen në buxhetin e vitit 2011”, tha Shala.

Sipas tij, e mira është se buxheti ende nuk është aprovuar dhe i njëjti duhet të rishqyrtohet, sepse është bërë në një platformë tjetër, duke menduar që zgjedhjet do të bëhen në fund të vitit 2011.

“Tash ka një politikë tjetër dhe ne si Ministri e Ekonomisë dhe Financave do të përgatisim këto premtime konform mundësive tona në buxhetin e vitit 2011”, ka thënë ministri Shala. Gjithashtu, ai ka shtuar se qoftë nga doganat, apo ATK ka mjaft vend për të akomoduar më shumë rritje të pagave.

Nga ana tjetër, njohës të çështjeve ekonomike patën thënë se është e paqartë se kah do të sigurohen gjithë këto mjete, në kohën kur e ardhmja e buxhetit të Kosovës për në mot është shumë e paqartë. Nuk dihet kur do të miratohet dhe cilat do të jenë prioritetet që do të financohen.

Por, edhe nëse realizohen këto premtime, për ekonomistët kosovarë, kjo do të ishte një barrë e papërballueshme për buxhetin e Kosovës, pasi sfidë e madhe për vitin e ardhshëm do të jetë deficiti buxhetor që parashihet të jetë 250 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori