LAJMI I FUNDIT:

Shtohet niveli i papunësisë në Amerikë

Shtohet niveli i papunësisë në Amerikë

Departamenti amerikan i punës në një njoftim ka bërë të ditur shtimin e nivelit të papunësisë në Amerikë. Sipas këtij, departamenti niveli i papunësisë në Amerikë për muajin nëntor ka arritur në 9.8 për qind e cila a pësuar një rritje prej 0.2 për qind në krahasim me muajin tetor që ishte 9.6 për qind.

Sipas departamentit amerikan të punës gjatë muajit nëntor janë krijuar 39 mijë vende të reja punë që është numër shumë më i ulët nga parashikimet e bëra nga specialistët e ekonomisë dhe nga projekti për krijimin e 130 mijë vendeve të reja të punës, projekt i nevojshëm për uljen e nivelit të papunësisë në Amerikë.

Gjatë muajit nëntor më shumë se 15 milionë të papunë nuk kanë mundur të gjejnë një vend të sigurt pune në Amerikë. /Telegrafi/