LAJMI I FUNDIT:

BE-ja përkrah zhvillimin e NVM-ve

BE-ja përkrah zhvillimin e NVM-ve

Ka filluar projekti “Përkrahja e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) përmes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”. Synimi i projektit është përforcimi i kapaciteteve të përfituesit primar, MTI, roli i së cilës është dhënia e kontributeve në sektor me anë të politikave, strategjisë dhe legjislacionit në harmoni me Kartën Evropiane për Ndërmarrje.

Kjartan Björnsson nga zyra ndërlidhëse të KE-së, tha se lansimi i projektit të BE-së për NVM shënon fillimin e një faze të re të zhvillimit të NVM-ve në Kosovë që ka për synim përmirësimin e radhitjes së Kosovës në raportin “Doing Business” të Bankës Botërore.

Projekti synon të krijojë dialog me komunitetin e biznesit për të përmirësuar klimën e biznesit në Kosovë përmes Agjencisë për Përkrahjen e NVM-ve dhe Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë.

Rritja e sektorit të NVM-ve ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës, pasi që ky sektor ka rol kritik në krijimin e vendeve të punës. Projekti i financuar nga BE-ja do të implementohet gjatë dy viteve të ardhshme dhe vlera e tij është 3 milionë euro. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori