LAJMI I FUNDIT:

Pak bileta Austrian Airlines, anulon fluturimin

Pak bileta Austrian Airlines, anulon fluturimin

Kompania ajrore, Austrian Airlines, e cila e mban linjën e rregullt Prishtinë -Vjenë dhe anasjelltas, ka anuluar fluturimin në këtë linjë, duke lënë mbi 50 pasagjerë pa fluturuar. Shkaqet për anulim sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie janë defektet teknike. Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë thënë se anulimi i fluturimit është numri i ulët i udhëtarëve.

Nuk është hera e parë që në ANP “Adem Jashari”, ndodhin kësi lloji rastesh dhe udhëtarët mbesin në rrugë. Zëdhënësi i Aeroportit, Altin Ahmeti tha se raportet që kanë marrë nga agjencitë e shitjes së biletave, tregojnë se anulimi është bërë për shkak të numrit të vogël të pasagjerëve.

“Zyrtarisht nga ana e kompanisë jemi lajmëruar se anulimi është bërë për shkak të një defekti teknik. Por nga ana tjetër nga informatat që kanë ardhur nga agjencionet flasin për anulim për shkak të numrit të vogël të biletave të shitura. Aeroplani i Austrian Airlines, merr në Bord 186 pasagjerë ndërsa numri i biletave të shitur sipas raportimit të agjencive është rreth 50”, tha Ahmeti.

Para sportelit të Avio kompanisë Austrian Airlines në terminal të aeroportit, pasagjeret kanë pritur për të marr shpjegime rreth anulimit ndërkohë që kompania ka premtuar se pasagjerët do të fluturojnë gjatë ditës së nesërme.


Në bazë të rregullave në aviacionin civil, kompanitë çartër, me linja jo të rregullta, mund t’i anulojnë fluturimet, mirëpo kjo nuk vlen për kompanitë me linja të rregullta siç është Austrian Airlines. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori