LAJMI I FUNDIT:

Pritet lehtësimi i punësimit të ekspertëve të huaj në Gjermani

Pritet lehtësimi i punësimit të ekspertëve të huaj në Gjermani

Ministrja e Punës Ursula von der Leyen do të lehtësojë mundësinë e konkurrimit të ekspertëve të huaj në tregun gjerman të punës. Për të plotësuar vendet ku ka mangësi do të zvogëlohen pengesat juridike për futjen në Gjermani të ekspertëve të huaj, tha ajo.

Gjermania ka nevojë për inxhinierë të elektroteknikës, makinerisë dhe ndërtimit të automjeteve.

Politikania e CDU-së tha se tani po përpilohet një listë me kushtet që duhet plotësuar. Aktualisht një punëtor nga vendet tjera mund të pranohen vetëm në qoftë se në Agjencinë e Punës nuk ka asnjë kandidatë për atë vend pune. /Dw/Telegrafi/