LAJMI I FUNDIT:

KEK-u inkason mbi 143 milionë euro

KEK-u inkason mbi 143 milionë euro

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), për dhjetë muaj ka mbledhur mbi 143 milionë euro, ndërkaq për nëntor thonë se pritet t’i inkasojnë edhe 15 milionë euro të tjera.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala tha për Telegrafi.com se KEK-u është treguar i suksesshme në inkasim, ku si rezultat është përmirësuar edhe furnizimi për konsumatorët. “Për 10 muajt e këtij viti inkasimi është 143.7 milionë euro", thotë ai. Kurse për nëntorin thotë se presin të kenë rreth 15 milionë euroi.

Sipas zëdhënësit Buzhala, rritja ka vazhduar edhe këtë vit, ku janë inkasuar rreth 15 për qind më shumë. ”Pra, janë inkasuar afro 15 për qind më tepër, apo 16.7 milionë euro më tepër se në 10 muajt e vitit të kaluar. Rritja e inkasimit është e ndjeshme dhe e prekshme edhe sivjet”, tha Viktor Buzhala.

Ai tha se rritja e inkasimit të energjisë së shpenzuar ka mundësuar edhe furnizim të pandërprerë me energji elektrike për konsumatorët që paguajnë faturat e tyre. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori