LAJMI I FUNDIT:

Vala 1.2 milionë konsumatorë

Vala 1.2 milionë konsumatorë

Lansimi i produkteve të reja, atraktiviteti i shërbimeve të ofruara, çmimet tejet joshëse si dhe kualiteti i lartë, ka bërë që të hënën, operatori VALA të shënoi konsumatorin e saj të 1.2 miliontë. Kjo arritje e numrit prej 1.2 milionë konsumatorëve është një tjetër objektiv i pamohueshëm, tashmë i tejkaluar i menaxhmentit të PTK-së.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha tha s e të arrish këtë shifër rekorde të konsumatorëve, është përveç të tjerash, një arsye më shumë që në një treg konkurrues, të përmbushet synimi për të tërhequr sa më tepër konsumatorë.

“Kjo është një dëshmi më shumë, e qëllimeve dhe obligimit tim,të cilin ia kam vënë vetes që prej marrjes së detyrës si Kryeshef Ekzekutiv që t’ia rrisë vlerën kompanisë dhe në të njëjtën kohë të shumëfishoj numrin e konsumatorëve”, theksoi Haxha duke shtuar se tashmë kemi të bëjmë me një ngritje prej 50 për qind të numrit të konsumatorëve.

Duke shënuar një kthesë të madhe në zgjerimin e gamës së produkteve, PTK, respektisht Vala, brenda një periudhe të shkurtër kohore, ia ka dalë suksesshëm që t’i ofrojë cilësi dhe atraktivitet shërbimesh të gjithë konsumatorëve me një kualitet të lartë dhe kjo është dëshmuar për festat e fundit, kur për herë të parë në historinë e saj, VALA ka funksionuar pa asnjë problem.


PTK brenda një periudhe kohore prej një viti ka shënuar rritje të ndjeshme të përformansave të rrjetit dhe shërbimeve të VALA-s. Fokusi aktual i PTK-së, vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre përmes ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të reja dhe të volitshme, ndërkohë PTK tashmë ka filluar procedurat për zgjerimin e kapaciteteve për së paku 1.5 milionë konsumatorë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori