LAJMI I FUNDIT:

Pak tregti Kosovë-Shqipëri

Pak tregti Kosovë-Shqipëri

Për dy muaj Kosova ka importuar më shumë mallra nga Serbia se sa për nëntë muaj nga Shqipëria. Ndërsa eksporti kosovarë për periudhën janar-shtator 2010 drejtë Shqipërisë është më i vogël se sa importi një mujor nga Serbia. Sipas Entit të Statistikave të Kosovës(ESK), eksporti kosovarë për periudhën nëntë mujor të këtij viti drejtë Shqipërisë nuk është më i lartë se 25 milionë euro, ndërsa importi 53.5 milionë euro.

Në anën tjetër, vetëm gjatë muajit shtator të këtij viti, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej 26.3 milionë euro. Ekspertët e ekonomisë thonë se qeveritë e dy vendeve duhet të punojnë sa më shumë që të rritet shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kosova shumë më shumë importon mallra nga Serbia dhe Maqedonia se sa nga Shqipëria, në vend se të ndodhte e kundërta”, shprehet profesori i ekonomisë, Musa Limani. Sipas tij, konsumatorët nga Kosova dhe Shqipëria duhet të konsumojnë më shumë mallra që importohen në këto vende, ndërsa ato mallra që s’munden të mbulohen duhet të importohen nga vendet tjera, e jo nga Serbia.

Ministria e Ekonomisë në Shqipëri ka goditur fort fermerët kosovarë. Në veçanti ata që prodhojnë patate. Këtë e ka bërë përmes një udhëzimi administrativ, i cili ka ngritur taksat dhe TVSH për prodhuesit e rajonit, të cilët këtë artikull e eksportojnë në Shqipëri. Fermerët kosovarë tash kanë ndaluar eksportin.


Çmimi referent për llogaritjen e TVSH për zhdoganimin e patateve është 0.50 euro për kilogram, ndërsa çmimi i transaksionit është 0.11 euro. Kjo do të thotë se vlera e një mauneje prej 25 tonësh me patate është 2 mijë e 750 euro, ndërsa për TVSH e ngarkesa të tjera duhen paguar 2 mijë e 500 euro. Me këto taksa dhe vendim, thonë eksportuesit kosovarë, nuk mund t`ia mësyjnë në asnjë mënyrë tregut të Shqipërisë.

Edhe Nagip Skënderi, profesor i ekonomisë, tha se deri më tani nuk ka pasur tregti të mirëfilltë mes dy vendeve, mirëpo, më shumë, sipas tij, ka mbizotëruar ideologjia. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori