Në Shqipëri u lëshua telefonia e katërt mobile Plus, pjesë e së cilës është edhe PTK`ja. Drejtori i PTK-së Shyqyri Haxha, tha se çmimet do të jenë mbi 200 për qind më të lira. Lëshimi i operatorit të katërt në Shqipëri, “Plus” do të ofrojë çmime më të lira për 200 për qind, si për konsumatorët nga Kosova ashtu edhe ata nga Shqipëria.
Gjithashtu u tha se do të ofrohen edhe shërbime me standarde shumë të larta. Në ceremoninë e lëshimit të këtij operatori të shtunën ka qenë prezent edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, drejtuesit e operatorit “Plus”, ata të Postë-Telekomit të Kosovës, si dhe një numër i madh i biznesmenëve shqiptarë.
Kryeministri Berisha tha se inaugurimi i kësaj kompanie të përbashkët midis investitorëve shqiptarë të Tiranës dhe Prishtinës shënon një ngjarje shumë të rëndësishme, duke e quajtur një dallëndyshe të integrimeve të pandalshme ndërshqiptare rajonale dhe evropiane.
Sipas tij, ky inaugurim i përbën një arritje të madhe në njërin prej tregjeve që është shndërruar në një nevojë jetike për njeriun modern. Kryeministri shqiptar ka theksuar se operatori “Plus” shënon operatorin më të ri që ka standardin e lartë, duke shprehur besimin se ky operator do të sjellë sukses të plotë.
“Unë kam shumë besim të ky ekip i shkëlqyer se do të di të dalin, do të shndërrojnë në më të riun, në më të mirin e të gjitha rrjeteve të gjithë operatorëve në hapësirat shqiptare dhe të urojmë këtyre sukses të plotë. “Plusi” është gjithmonë sukses”, ka theksuar Berisha.
Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha ka thënë se ndihet krenar me fillimin e punës së këtij operatori, duke shtuar se ky operator do të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve kualitative për konsumatorët.
“Lansimi i operatorit “Plus” në bashkëpunim me operatorin e PTK-Vala do të ndihmojë në integrimin dhe ofrimin e kushteve, respektivisht shërbimeve të një standardi shumë të lartë dhe të favorshëm për gjithë qytetarët tanë”, tha Haxha. Ai deklaroi se shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk kanë pasur ndonjëherë rast që të kenë shërbime më të favorshme deri më tash. Sipas tij, operatori i ri garanton suksesin duke marrë parasysh se afër 1 milion shqiptarë të Kosovës vizitojnë bregdetin e Shqipërisë.
Duke folur konkretisht për tarifat që do të ofrojë ky operator, Haxha tha se tarifat do të jenë mbi 200 për qind më të ulëta se sa që kanë qenë deri më tash.
“Çmimet bëhet fjalë diku 200 për qind më lirë edhe më tepër se 200 për qind se çmimet ekzistuese. Do të thotë, konsumatorët tanë do të befasohen me çmime simetrike gjithë konsumatorët e “Plus” që vizitojnë Kosovën dhe konsumatorët e Kosovës, respektivisht të “Valës” që e vizitojnë Shqipërinë do të jenë të njëjta çmime”, ka theksuar kryeshefi Haxha.
Petraq Shomo, kryetar i Bordit Drejtues të operatorit “Plus”, ka thënë se synohet që nëpërmjet “Plus” të ndihmohet edhe zhvillimi i biznesit shqiptar nëpërmjet partneriteteve reciproke.
Aksionarë në këtë operator janë disa biznesmenë shqiptarë, por gjithashtu aksione me 30 për qind ka edhe PTK-ja.
Numri i punonjësve momentalisht është 241, ndërsa planifikimi është 350. Vlera e investimit është 63 milionë euro dhe priten edhe të tjera investime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!
Ka mbetur edhe një muaj deri në Samitin e Sigurisë Adria 2024 – Regjistrohuni tani falas
“I kam lënë 15 milionë euro në konto”, “Keqpërdorime të detyrës” – “Trepça” përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë